Aksidenti në Qafë-Thanë/ Policia jep detajet

Policia ka dhënë informacionin zyrtar për aksidentin që ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor  Qafë Thanë-Prrenjas.

Bëhet me dije se autobusi që drejtohej nga shtetasi I. A., 51 vjeç, me drejtim lëvizjeje Pogradec – Prrenjas, është përplasur me automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi I. M., 28 vjeç, me drejtim lëvizjeje nga Prrenjasi në drejtim të Pogradecit.

Si pasojë e aksidentit automjeti tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 5 pasagjerët që udhëtonin me të, të cilët janë transportuar menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore.

Gjithashtu, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në autobusin që drejtohej nga shtetasi I. A.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan dhe grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Përfshihet nga flakët makina në Qafë Thanë, 5 të plagosur


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *