Aksidenti i rëndë në Poliçan/ Një nga të miturat e plagosura dërgohet te Trauma

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e djeshme në Poliçan. Si pasojë e rënies së një automjeti nga lartësia humbi jetën një 15-vjeçar, pasagjer, u plagos drejtuesi mjetit dhe dy vajza të tjera të mitura.

Policia bën me dije sot se 2 nga lënduarit janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërsa një nga vajzat e mitura është transportuar te Trauma në Tiranë, ndërsa nga komunikimi i policisë me Traumën është e bëre e ditur se vajza është mirë dhe shpresohet që të vazhdojë të rikuperohet.

Njoftimi i policisë:

Berat/Informacion paraprak

Në rrugën rurale të fshatit Plirëz, Poliçan shtetasi F.Z., 15 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A.Z (pasagjerë në mjet) rreth 15 vjeç si dhe janë dëmtuar shtetasi F.Z (drejtues mjeti), dhe dy shtetase të tjera të mitura që ndodheshin në mjet.

Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *