Aksident në Tiranë/ Furgoni përplas një fëmijë të mitur, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në zonën e Don Boskos në Tiranë, ku një furgon ka përplasur nje fëmijë të mitur. Fëmija është dërguar me urgjencë në spital.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.05.2021, rreth orës 12:00, në rrugën “Don Bosko”, mjeti me drejtues shtetasin L. H., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale A. S 4 vjec, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *