Vrau shokun me pistoletë/ Miqtë e 27-vjeçarit: Ishte gjallë, askush nuk e prekte me dorë

Dy ditë më parë, Mehmet Qema, 27-vjeç, u vra me armë zjarri nga miku i tij, i cili kishte më pak se një muaj që ishte kthyer nga Britania. Marjus Dema, 28 vjeç, i mori jetën.

Ai ishte miku i të ndjerit, ndërsa është vetëdorëzuar tashmë në polici. Autori u soll në vendngjarje disa orë më pas, për të treguar se ku ishte hedhur pistoleta e krimit, ndërkohë që u shfaq i traumatizuar.

Një nga miqtë e viktimës, Egli Çekrezi, ka rrëfyer se Mehmet Qema ka qenë gjallë kur e kanë transportuar në spital, ndërsa ka humbur jetën nga gjakderdhja. “Ishte gjallë, askush nuk e prekte”, tha ndër të tjera Egli Çekrezi, në një lidhje telefonike për emisionin “Me zemër të hapur”. Ai shtoi më tej se e kishte parë Marjusin në gjendje të keqe.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *