Aksident në Librazhd, makina përmbyset në rrugë

Një aksident rrugor është raportuar në aksin Librazhd-Elbasan, në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit”.

Shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë makina me targa të Maqedonisë së Veriut është përplasur me bordurën mbrojtëse të rrugës dhe më pas është përmbysur.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *