Aksident në Lezhë/ Makina del nga rruga, të plagosurit dërgohen menjëherë në spital

Foto Ilustruese

Një aksident automobilistik ka ndodhur para pak minutash në Lezhë, ku një makinë ka dalë nga rruga e për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të ‘Pllanës’. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin pasi përballë i erdhi një tjetër makinë me të cilën dyshoi se mund të përplaseshin.

Ende nuk dihet se si është gjendja e të plagosurve.

Ky është aksidenti i dytë që ka ndodhur sot në Lezhë, pasi në mëngjes një mjet ka përplasur për vdekje drejtuesin e një motoçiklete.

Viktima Besim Seli 45-vjeç ka gjetur vdekjen nga plagët e marra.

Drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’ Agis Vathi është larguar nga vendi i ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *