Aksident në Bilisht, makina përplas një 7-vjeçare

Një aksident me pasojë plagosjen e një vajze 7-vjeçare është shënuar mesditën e sotme, në qytetin e Bilishtit.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:05, në qytetin e Bilishtit, ku një automjet tip “Wolkswagen” me drejtues F. B., ka përplasur një të mitur rreth 7 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila u dërgua në spitalin e Korçës për kujdes mjekësor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa shoferi është shoqërohet në polici.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *