Aksident në Bilisht-Kapshticë, 2 të lënduar

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë. Nga informacionet paraprake, dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Të lënduar kanë mbetur dy persona, të cilët po transportohen drejt spitalit të Bilishtit për ndihmë mjekësore. Fatmirësisht ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë lagështia në rrugë për shkak të rreshjeve të shiut.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 16:50, në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin R. L., është përplasur me automjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin L. B.

Për pasojë janë dëmtuar shtetaset L. B., rreth 60 vjeçe dhe B. Xh., 27 vjeç, banuese në Tiranë, pasagjere në automjetin tip “Toyota”, të cilat u dërguan në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *