Aksident në Berat mjeti përplas këmbësoren te vijat e bardha

Një aksident ka ndodhur në qendër të qytetit të Beratit, rreth 300 metër lart Drejtorisë Vendore të Policisë Berat. Një automjet, tip Mercedes Benz, me targa AB 367 DI, ka përplasur një grua që ishte duke kaluar në vijat e bardha dhe e ka hedhur në asfalt.

E aksidentuara po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrin së bashku me një grua tjetër, që fatmirësisht nuk është prekur nga mjeti. 45-vjeçarja ka qëndruar e shtrirë në rrugë për disa minuta, deri në mbërritjen e ambulancës, që e ka transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të sektorit të qarkullimit rrugor dhe të ndërhyrjes së shpejtë. Policia është duke kryer kqyrjen e vendit të ngjarjes, për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se mjeti ishte duke qarkulluar me shpejtësi nga drejtimi i stadiumit të vjetër drejt stadiumit të ri. Burime nga Spitali Rajonal Berat bëjnë me dije se, 45-vjeçarja e aksidentuar ka marrë plagë të shumta në trup dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Pas ekzaminimeve të para që do të kryhen, mjekët do të përcaktojnë nëse do ta trasportojnë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë apo jo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *