Premtoi fushatë pa shpenzime ‘luksi’, por Rama dhe slogani i PS ‘zaptojnë’ Tiranën

Kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste premtuan se do të realizonin një fushate me pak shpenzime, ndërkohë që fondet e buxhetit të shtetit do i shpenzonte për të mbjellë pemë.

LSA ka realizuar një vëzhgim në Tiranë, kur disa zona të kryeqytetit është mbushur me postera dhe billborde, ky duket kryeministri Edi Rama me sloganin “Vetëm përpara”.

Ndërkohë që në të njëjtin poster janë dhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta “vetëm mbrapa”.

Edhe pse janë zgjedhje për pushtetin vendor, kryeministri Edi Rama ka vendosur ta përqendroje fushatën tek imazhi i tij dhe jo tek kandidatët specifik. Nuk dihet nëse këto shpenzime të shumta do raportohen në KQZ.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *