Aksident në aksin Tiranë-Elbasan/ Makina del nga rruga, plagoset shoferi

Një aksident është regjistruar këtë pasdite në aksin Tiranë-Elbasan në dalje të tunelit.

Paraprakisht bëhet me dije se një mjet ka dalë nga rruga.

Bëhet me dije që shkak mendohet të ketë qenë lëvizja tej normave të lejuara e drejtuesit të mjetit dhe prezenca e lagështirës në rrugë.

Deri tani raportohet për një të plagosur, konkretisht shoferi i mjetit.

Mësohet se drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia në vendngjarje nisi hetimet mbi shkaqet e aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *