Aksident në aksin Shijak-Hardhishte, përplaset “Audi” me “Golfin”, 4 të plagosur

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotmë në rrugën Shijak-Hardhishte rreth orën 16:50 dy automjete, një “Audi” dhe një “Golf”, janë përplasur dhe si pasojë është plagosur shoferja e “Golfit” dhe 3 pasagjerë që ndodheshin në makinë.

Njoftimi i Policsë: 

“Me datë 31.10.2021, rreth orës 16:50, në aksin rrugor Shijak-Hardhishte është përplasur mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin E. P., me mjetin tip “Golf” me drejtuese shtetasen O. Ç, si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe 3 pasagjerë të tjerë që ndodheshin në mjetin tip “Glof”, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *