Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin! Plagosen dy persona, transportohen me urgjencë drejt spitalit

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Lezhë-Shëngjin. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të lagjes ‘Xhenjo’, ku në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë janë plagosur dy persona.

Personat e plagosur direkt pas aksidentit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lezhës, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e aksidentit në fjalë, ndërkohë që nga pamjet, dëmet janë të konsiderueshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *