Aksident në aksin Lezhë-Milot/ Makina përplaset me karburantin, plagosen rëndë dy të rinjtë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Milot-Fier, ku kanë mbetur të plagosur rëndë dy të rinj të moshës 21 dhe 22-vjeç.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur pas daljes nga rruga të mjetit të tyre tip ‘Wolsvagen’, në afërsi të një karburanti.

Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte mjeti që drejtohej nga një prej të rinjve.

Njëri prej të plagosurve është transportuar drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.

foto galeri

foto galeri

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *