Aksident në aksin Krumë-Kukës, humb jetën 61-vjeçarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Krumë-Kukës. Makina ka dalë nga rrugë dhe si pasojë ka humbur jetën një 61-vjeçare me incialet F.S. teksa bashkëshorti i saj ka mbetur i plagosur. Ky i fundit është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Qaf Tobli”.

Njoftimi i policisë:

Has/Informacion paraprak

Më datë 25.02.2023, në aksin rrugor Krumë -Kukës,  në vendin e quajtur “Qaf Tobli”, shtetasi Z. S., duke drejtuar automjetit tip “Volksëagen Passat”,  ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe  automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka humbur jetën bashkëshortja e tij, shtetasja F. S., 61 vjeçe, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spitalin e Kukësit për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *