Aksident në aksin Këlcyrë-Përmet, plagoset rëndë një person

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin nacional Këlcyrë-Përmet.

Mësohet se një makinë është përplasur me një motor e si pasojë është plagosur drejtuesi i këtij të fundit.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të ish-fabrikës së rrushit ku 57-vjeçari Lliko Tralo nga Këlcyra ishte duke qarkulluar me shpejtësi të lartë më motor dhe u përplas me makinën tip Nissan me targa AA204FS që drejtohej nga Hasan Muçenji.

Për pasojë drejtuesi i motorit ka thyer dy gjymtyrët dhe është dërguar në Spitalin e Gjirokastrës e më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndërhyrje më të specializuar.

Mësohet se drejtuesi i motoçikletës ka qenë në gjendje të dehur në momentin kur ndodhi aksidenti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *