Aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë, lëndohen 2 shtetas

Një tjetër aksident është regjistruar paraditen e sotme në vend, konkretisht pranë kthesës në drejtim të Qafë Muzinës.

Një mjeti tip ‘Volkswagen Caddy’ me drejtuess Namik Topullin nga Gjirokastra është përplasur me një tjetër mjet të njëjtë me drejtuese Aleksandra Sulku banore në Delvinë. Kjo e fundit ishte e shoqëruar nga Kevin Sulku.

Për pasojë, janë dëmtuar dy shoferët të cilët u transportuan në spitalin rajonal ku po marin trajtimin mjekësor përkatës.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të mësuar detaje të tjera rreth shkaqeve të aksidentit të rëndë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *