Aksident me vdekje në Berat

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotem në hyrje të Kuçovës.

Aksidenti i ndhodhur në 6:00 minuta i mori jeten një të moshuari i cili u përplas nga 30- vjeçari që po drejtonte mjetin e tij tip Fiat Punto.

Mësohet se fillimisht 70-vjeçari ka fluturuar në xhamin e përparmë të mjetit dhe më pas ka rënë në rrugë, duke ngelur disa minuta pa jetë pasi ambulanca ka mbërritur në vendngjarje viktima është  transportuar në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit.

Ndërkohë ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe vendbanimi i tij.

Njoftim

Informacion paraprak

Sot, rreth orës 06:00, në fshatin Meteor, në aksin rrugor Kuçovë-Dimal, shtetasi M. B., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Fiat” ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar që lëvizte me biçikletë dhe i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *