Aksident i rëndë në autostradën Levan-Tepelenë, plagosen 3 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Levan–Tepelenë. Një automjet tip Toyota ka dalë jashtë rruge për të përfunduar në kanal. Burimet paraprake bëjnë me dije se 3 persona janë lënduar dhe janë nisur drejt spitalit të Fierit.

Mësohet se kanë qenë banorët e zonës që i kanë dhënë ndihmën e parë të lënduarve. Po të njejtat burime saktësojnë se në drejtimin e mjetit ka qenë një femër.

Kjo e fundit është trembur pasi i është futur në parakalim një makinë tjetër. Thirrja në urgjencë ka bërë që të nisen dy ekipe të spitalit të Fierit dhe uniformat blu.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *