Fitoi mbi 320 mijë euro me llogari false dhe mashtrim online, arrestohet 26 vjeçarja

U gjet në qendër të Selanikut dhe u arrestua një 26-vjeçare, ndaj së cilës ishin në pritje dy urdhër-arreste evropiane nga autoritetet austriake dhe hungareze, për veprat penale të mashtrimit, falsifikimit dhe pastrimit të parave, nga viti 2016 deri në vitin 2021.

Gruaja 26-vjeçare, e cila është pjesë e një grupi kriminal, akuzohet për sulme kibernetike ndaj kompanive dhe mashtrim online duke krijuar profile false në rrjetet sociale.

Së bashku me bashkëpunëtorët e saj kishin arritur të nxirrnin në mënyrë të paligjshme 323.000 euro dhe t’i transferonin në llogari të shumta bankare në Austri, Finlandë, Norvegji dhe Kinë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *