“Afera e Portit të Durrësit”/ PD depoziton kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor

Partia Demokratike ka depozituar këtë të enjte një kërkesë për ngritjen e një Komisoni Hetimor lidhur me atë që ata e quajnë aferën e Portit të Durrësit. Kanë qenë deputet Albana Vokshi dhe Oerd Byllykbashi ata që kanë dorëzuar kërkesën.

Në një deklaratë për mediat Bylykbashi teksa theksoi se është shkelur Kushtetuta, ai bëri thirrje që institucionet të hetojnë projektin që gllabëron mijëra fonde.

“Është një kërkesë që behet me kërkesen e 35 deputeteve që me firmat e tyre detyrojnë Kuvendin për të ngritur komisiini hetimor. Kanë firmosur edhe deputete që sot kanë lënë mandatin por janë përtej numrit 35. Kerkesa ka 35 firmat e nevojshëm për të bërë të mundur ngritjen e komisionit. Grabitet aseti më i madh strategjik i Shqipërisë, jo si një pronë gjigande publike që I merret Sbqiërisë por ka shkelur kushtetuten dhe cdo aspekt që garanton se prona publike administrohet në inters të publikut. Kjo aferë po zhduk portin më shumë se 2500 vjeçar. Me këtë aferë Porti I Durrësit vdes menjëherë. Grabiten miliarda euro që grabiten ,iu hiqen qyetarëve të Durrësit.”, nënvizoi deputeti i PD.

I së njëjtës linjë ka qenë edhe deklarata e Vokshit, e cila tha: Kërkoj që Lindita Nikolla të vëjë në lëvizje të gjitha mekanizmat për ngritjen e këtij komisioni.

Kujtojmë që dje Komisioneri Oliver Varhelyi pohoi se në çdo marrëveshje nevojitet zbatimi i MSA dhe standarteve të Bashkimit Europian.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *