Aeroporti i Kukësit në fazën e certifikimit/ Balluku: Më 18 prill fluturimi i parë drejt Londrës

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka deklaruar sot se aeroporti i Kukësit ka përfunduar punimet dhe se tashmë është në fazën e certifikimit. Në një intervistë që ka dhënë për ‘ReportTv’, Balluku tha se më 18 prill do të nisë fluturimin e parë me ‘Air Albania’ drejt Londrës. Më tej ka thënë se ditën e nesërme do të fillojë negocimi i kontratës për aeroportin e Vlorës.

“Aeroporti i Rinasit ka hyrë në një fazë të re, duke filluar nga shkurti ka një kompani të re që menaxhon koncesionin e Rinasit dhe kemi një angazhim kontraktual prej 99 mln eurosh që do të investohen sipas fazës të caktuar në këtë kontratë të rishikuar do të rriten cilësia e shërbimeve dhe kushtet e sigurisë dhe uljen e biletave. Tani në muajin mars nis fluturimi direkt i linjës me Dubain. Në aeroportin e Kukësit më 18 prill kemi vendosur kryerjen e fluturimin të parë, ka nisur certifikimi i aeroporti dhe po punohet për të mbyllur fazën e certifikimit dhe nis fluturimin e parë të Air Albania drejt Londrës siç është premtuar edhe nga kryeministri. Nesër fillon negocimi i kontratës për aeroportin e Vlorës”, deklaroi Balluku.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *