Adidas merr vendimin e rëndësishëm i jep fund partneritetit me reperin e njohur

Pak ditë pas paradës së diskutueshme në Paris me bluzën raciste, ‘White Lives Matter’ (Jetët e të bardhëve kanë vlerë), të veshur anga Kanye West, kanë shtyrë Adidas të marrë një vendim të rëndësishëm. Firma e njohur duket se synon t’i japë fund partneritetit me reperin amerikan.

Duke mos përmendur në mënyrë eksplicite episodin e Parisit, marka sportive gjermane shpjegoi se po rishikon bashkëpunimin që ka çuar në krijimin e linjës së suksesshme të atleteve ‘Yeezy’ që nga viti 2013. Reagimi i West, tani Ye, nuk vonoi dhe me një postim në rrjetet sociale më pas i fshirë ai shkroi me shkronja kapitale: Adidas, jam unë Adidas, Adidas ka vjedhur krijimet e mia.

Kjo është hera të dytë që reperi ka përçmuar publikisht bashkëpunimet e tij, pasi pak më parë e bëri me GAP. Por kësaj herë duket se edhe Adidas nuk po e kontrollon dot sjelljen e reperit, i cili provokoi me mesazhin e tij në bluza. Slogani ishte e kundërta e atij të përdorur gjatë protestave për vrasjen e George Floyd në Amerikë nga oficerët e Policisë. Për të evidentuar racizmin në Amerikë, protestuesit dolën me sloganin: Black Lives Matter.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *