A keni dëgjuar ndonjëherë për ‘pasaportat Nansen’?

Sot, në ditën botërore të refugjatëve, dua të kujtoj laureatin e çmimit “Nobel për Paqen” – Fridtjof Nansen (1861-1930) – eksplorues polar dhe origjinator i “pasaportave Nansen” për refugjatët.

Në vitin 1922, norvegjezi Fridtjof Nansen u bë komisioneri i parë i lartë për refugjatët i emëruar nga Liga e Kombeve. Pas Luftës së Parë Botërore, ai ishte përgjegjës për shkëmbimet e 400,000 të burgosurve të luftës midis Rusisë, Gjermanisë, dhe ish Austro-Hungarisë.

Nansen u angazhua gjithashtu në punë lehtësuese humanitare në vitin 1921, gjatë urisë së rëndë në Bashkimin Sovjetik.

Puna e tij në emër të të burgosurve të luftës dhe njerëzve të uritur i  dhuroi atij çmimin e paqes.

Nansen ishte një shkencëtar, hero polar, aktivist politik dhe diplomat. Ai mori një doktoraturë në zoologji në 1888.

Në të njëjtin vit, ai ishte i pari që kaloi akullin e brendshëm të Groenlandës.

Më pas ai nuk arriti në Polin e Veriut, por megjithatë u bë i famshëm ndërkombëtarisht.

Nansen ishte një veprimtar nacionalist kur Norvegjia u largua nga bashkimi i saj me Suedinë në vitin 1905.

Pas vitit 1922, Liga e Kombeve pajisi me “pasaporta Nansen” për refugjatët pa shtet për t’i mundësuar atyre të kalojnë kufijtë kombëtarë. Nansen u bë vetë përgjegjës për rivendosjen e grekëve dhe turqve pas luftës midis dy vendeve. Në vitet e fundit të jetës, ai mori përsipër kauzën armene. Midis viteve 1922 dhe 1942 u lëshuan 450 000 pasaporta Nansen.

Nansen u nderua me çmimin Nobel për Paqen 1922.

Nansen u përket atyre tw pakt burrave qw kanw bwrw shumw dhe kanw folur (vetë reklamuar) pak!/K. Stralla

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *