A ka gisht Rama në shitjen e ABC News?! Ja kush është milioneri nga Kosova që fitoi pronësinë

Është shitur ABC News Albania, televizioni i njohur shqiptar në pronësi të Klodian Allajbeu, pronar i disa spitaleve në Shqipëri.

Bëhet me dije se blerësi i ABC News është biznesmeni i madh në Kosovë Shkëlqim Devolli, i cili prej kohësh futi në portofolin e bizneseve të shumta të tij edhe Klan Kosova të Aleksandër Frangaj.

Mësohet se stafi i kompanisë Devolli në Kosovë kanë njoftuar se marrëveshja është mbyllur me një shumë të madhe në disa milionë euro, por nuk kanë dhënë një shifër konkrete.

Drejtuesit kryesorë të ABC News janë njoftuar për shitjen e medias dhe se së shpejti televizioni do të merret nga pronarët e rinj.

Kompanitë e biznesmenit Klodian Allajbeu janë përmendur shpesh në media si të lidhura me Fondacionin “Gulen” i cili konsiderohet si “armik” nga Turqia dhe presidenti i saj Rexhep Taip Erdogan. Ky i fundit gjatë një fjalimi në parlamentin shqiptar i kërkoj pa asnjë notë diplomatike qeverisë shqiptare mbylljen e shkollave dhe bizneseve të lidhura me Gylen në Shqipëri.

Vetëm 2 javë më parë pas një vendimi të dyshimtë të Ministrisë së Arsimit u mbyll shkolla elitare “Mehmet Akif”.

Nuk dihet ende, nëse edhe shitja e ABC Neës nga pronari i Spitalit Amerikan dhe koncesioneve në Shëndetësi, ka lidhje pikërisht me kërkesat ultimative të Erdogan ndaj Ramës për të “zhdukur” çdo influencë guleniste në vendin tonë. Gjithsesi marrëveshja e shitjes së ABC News nga grupi Devolli në Kosovë në konfidencialitet është mbyllur muaj më parë. Koha korrespondon me periudhën e vonesave të mëdha (deri 2 muaj) të rrogave të punonjësve të këtij televizioni, duket në pritje të pronarëve të rinj. Vetë kryeminstri Edi Rama, në mos kumbar i kësaj shitje të bujshme, është në dijeni të plotë.

Kujtojmë se në vizitën e fundit që ai bëri në Kosovë u shfaq në krah të Shkëlqim Devollit në afrimitet jo të zakonshëm. Gjatë një pritje që Rama u bëri përfaqësuesve të bizneseve kosovarë në Pallatin e Brigadave në korrik të këtij viti kryeministri shqiptar foli me superlative për Shkëlqim Devollin.

“Ja që vjen Shkëlqim Devolli nga Kosova dhe bëhet personazh në tregun ndërkombëtar dhe krijon një vlerë të shtuar, që është një shembull i jashtëzakonshëm për të gjithë ne se çfarë mund të bëjnë shqiptarët kur u krijohen mundësitë”, u shpreh Rama në atë kohë./alfapress

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *