A beson Armaldo te dashuria mes Kiarës dhe Luizit? Ja çfarë thotë ai

Në një intervistë të dhënë së fundmi, ish-banori i “Big Brother Vip” Armaldo Kllogjeri, ka folur në lidhje me banorët e shtëpisë së BBV.

I pyetur nëse beson te dashuria e Luizit dhe Kiarës, Armaldo u shpreh se ‘e kam besuar dhe do vazhdoj ta besoj’.

“Për lojën që kam parë brenda, për aq sa unë kam qëndruar, e kam besuar dhe vazhdoj ta besoj. Nuk i kam njohur si natyrë jashtë, Luizin e njoh vetëm për 1 muaj qëndrim bashkë në Eurovision. Por mendoj se ata kanë një lidhje të vërtetë. Por jashtë këtë do ta vërtetojë koha. Unë në dasmë do vij i ftuar me lek. Ta shfrytëzojmë siç po e shfrytëzojnë të gjithë, Luizi, Luizi”, tha Maestro.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *