8 Marsi/ Qytetarët marshim përpara kryeministrisë: Drejtësi për gratë dhe vajzat

Disa qytetarë kanë dalë në marshim në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Ata mbajnë disa pankarta në duar me mbishkrimet “Mos hesht”, “Ti meriton të vlerësohesh”, “Mos e duro dhunën”.

Nga situata e përkeqësuar në Shqipëri, ku para pak ditësh ndodhi një vrasje e trefishtë ndaj tre grave, ndjenja e sigurisë për gratë dhe vajzat është zvogëluar.

Rastet e dhunës dhe vrasjeve ndaj grave janë statistika alarmuese për shoqërinë shqiptare.

Ata kërkojnë tu respektohen të drejtat bazë të njeriut.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *