77-vjeçarja me shkop me vete merr pjesë në zgjedhje

Me shkopin me vete dhe e shoqëruar nga familjarët, ka marrë pjesë në votime e moshuara 77 vjeçare, nga fshati Gegë i bashkisë Kuçovë.

Në një prononcim për mediat e moshuara tregon se nuk ka lënë asnjë vit zgjedhor pa marrë pjesë në votim, ndërsa inkurajuar qytetarët që gjithashtu të votojnë.

E moshuara tregon se erdhi me nusen që jeton në Kuçovë për të votuar.

Nurja: Çdo vit unë skam lënë as edhe një vit pa votuar.

Të ka ndodhur ti thuash t’i fëmijëve të ty shko voto?

Nurja: Jo asnjëherë, ata vijën vetë për të votuar

Pate momente që e mendove dy herë për të mos ardhur për shkak të shiut?

Nurja: Jo unë do vija që në mëngjes po nuk pata njeri, erdhi nusja nga Kuçova erdha me nusen. Çdo zgjedhje unë do vij.

Çfarë do ti thuash qytetarëve që e kanë me dy mendje për të votuar?

Nurja: E kanë gabim, le të votojnë. Unë s’jam dakord mos të marrin pjesë, të tërë duhet të votojnë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *