50 euro për ta tërhequr/ Korrupsion me pasaportat e shtetasve kosovarë, zyrtarë të Policisë vihen nën hetim! Gjithçka e filmuar

Organi i akuzës së Tiranës mësohet se ka nisur një hetim për korrupsionin, ku dyshohet se janë përfshirë disa zyrtarë të Policisë së kryeqytetit.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe shtetas të tjerë, kanë marra para për shërbimin e pasaportave. Sipas akuzës shtetësia me natyralizim e shtetasve të Kosovës trafikohej kundrejt pagesës.

Ligjërisht pajisja me pasaporta është falas për këtë kategori por këtyre u merrej nga 50 deri ne 200 euro ryshfet.
Nga hetimet e prokurorit Bledar Valikaj është dokumentuar me prova e pamje filmike se si merreshin paratë. Mes te dyshuarve ka edhe zyrtarë në Drejorinë e Policisë në Tiranë. Madje, ka dhe përgjime që dokumentojnë këto raste korrupsioni.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *