46 persona u shuan! I hiqet licensa agjencisë së udhëtimit, 3 pistat ku po zhvillohen hetimet

46 persona kanë humbur jetën ditën e djeshme në Bullgari, si pasojë e një aksidenti ku  autobusi i përfshi nga flakët. Mes viktimave, të cilët pjesa më e madhe ishin shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, kishte edhe 12 fëmijë.

Grupi hetimor po vijon hetimet mbi ngjarjen tragjike ndërkohë trepista janë më të mundshmet mbi zbardhjen e ngjarjes: mosfunksionimi teknik, një problem shëndetësor që mund të ketë pësuar shoferi që ishte në timon ose përgjumja e tij.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski bëri të ditur se ka filluar procedura për marrje të licencës të “Besa Transit”, sepse është mësuar se nuk ka pasur liçensë për udhëtim ndërkombëtar. Qeveria e ka obliguar Inspektoratin Shtetëror për Transport të kryejë kontroll inspektues të jashtëzakonshëm.

Automjeti i djegur nuk është paraqitur nga ana e transportuesit sipas nenit 11 paragrafi 5 i Ligjit për transport në komunikacionin rrugor dhe për këtë arsye automjeti nuk është në bazën elektronike të të dhënave në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve.

Autobusi me targa të Maqedonisë hyri në Bullgari nga Turqia përmes vendkalimit kufitar “Kapitan Andreevo”, pak pas orës 21:00, ndërsa fatkeqësia ndodhi rreth orës 02:00 sipas kohës së Maqedonisë , në rrugën magjistrale “Struma, në autostradën Sofje-Bllagoevgrad. Për shkak të aksidentit Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë shpallur ditë zie treditëshe në territorin e të gjithë shtetit dhe janë anuluar të gjitha ngjarjet publike. Ditë zie sot është shpallur edhe në Kosovë dhe në Bullgari.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *