4 anije të NATO në portin e Durrësit, zbulohet arsyeja

NATO-s ndodhen në portin e Durrësit, pasi kryen misione në Mesdhe dhe në ujërat territoriale shqiptare. Një flotilje e përbërë nga anije luftarake kanë hyrë dhe po ankorohen në portin detar të Durrësit mëngjesin e sotëm. Flotilja përbëhet nga anija komandë dhe 3 anije shoqëruese.

Në përbërje, 2 prej anijeve janë me ekuipazh turk, 1 me ekuipazh italian dhe tjetra me ekuipazh holandez. Atyre ju kërkua nga autoritet shqiptare që të ndërmarrin një operacion kërkim-çminimi në zonën e Porto Romanos. Në përbërje të kësaj flotilje ka anije minakërkuese të pajisura me teknologji moderne ushtarake. Meqë në Porto Romano po punohet me intensitet të lartë për ndërtime portesh dhe thellime kanalesh hyrëse ,u kërkua kontrolli i këtyre ujërave për ekzistencën e minave ujore kryesisht të Luftës së Dytë Botërore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *