344 mijë euro “fitim” duke mashtruar bizneset/ ‘Arrest shtëpie’ për Viola Sterjon

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, me arsyetimin e nevojës për kujdestarinë e dy fëmijëve të saj të mitur dhe për shkak të gjendjes shëndetësore për Vjola Sterjon. Ajo u arrestua në muajin dhjetor për veprën penale të “mashtrimit me pasoja të rënda”.

39-vjeçarja ish-punonjëse në administratë u arrestua, pasi arriti t’i marrë 344 mijë euro 4 bizneseve në Korçë dhe Pogradec. Sterjo nuk ka pranuar akuzat, duke pretenduar se nuk ka mashtruar.

Sterjo arriti të mashtrojë bizneset duke shfrytëzuar pozitën e saj dhe njohjet për të dalë garant tek subjektet se do të fitonin projekte nga AZHBR-ja, me vlera financimi nga 1 milionë deri në 4 milionë euro. Prokuroria e Korçës e hetoi gjatë Sterjon dhe bazuar në provat e deritanishme gjykata e la në masë arresti me burg. 39-vjeçarja u arrestua në Tiranë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *