‘3.500 paund copa’/ Shpërndanin pasaporta false në Tik Tok, mediat britanike ‘godasin’ bandën shqiptare

Një grup shqiptarësh janë nxjerrë zbuluar, ku mësohet se përmes rrjetit ‘Tik Tok’ ofrojnë pasaporta të falsifikuar për 3,500 paund.

Mediat britanike bëjnë me dije se këto banda përdorin  foto të Mbretëreshës dhe Pallatit Buckingham-it për të reklamuar në mediat sociale aktivitetin e tyre.

Mësohet se këto pasaporta shërbejnë për të kaluar kontrollet në kufij dhe kanë tipare sigurie të dukshme vetëm në dritën ultraviotet që kapet vetëm nga skenarët gjatë kontrolleve në aeroporte. Rasti është zbuluar nga një gazetar i infiltruar i cili ka falsifikuar për 3,500 £ dhe një pasaportë të BE-së e cila mund të përdoret gjithashtu për hyrje të paligjshme në vend – për 2,000 £.

Ku një prej shqiptarëve dëgjohet t’i thotë: Shumë njerëz kanë ardhur në këtë mënyrë, Çfarëdo që ju pëlqen. Ju pëlqen francezja? Britanikja? Italiania?

Gazetari  duke u paraqitur si dikush që shpreson të marrë të afërmit në Mbretërinë e Bashkuar, kontaktoi shefin e bandës ‘Nik’ me të cili pati një video-telefonatë nga banesa e tij në Shqipëri.

Ai e vuri në kontakt gazetarin e infiltuar me kushëririn e tij, i cili zbuloi se tani jeton në Birmingham pasi mbërriti me një pasaportë false në Britani. Ai më pas tregon se kushëriri i tij në Shqipëri është një operator serioz dhe ka bërë pasaporta false që përmbajnë çipa biometrikë për t’u siguruar që do të kalojnë skanerët e sigurisë.

“Në mini-çip keni të gjitha informacionet – emrin, kombësinë, datën e lindjes, sa i gjatë jeni, mbiemrin,” shpjegon ai.

Po ashtu, ai i dërgon gazetarit edhe një video të kushëririt të tij duke bërë pasaportat. Një tjetër falsifikues reklamon “pasaportat më të reja në treg me të gjitha elementet e sigurisë” përmes një grupi në Telegram.

 


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *