Përfundoi mandatin e presidentit, pas 5 vitesh merr kartën e LSI / ‘Nuk dorëzohet’ Meta: Do sjell referendumin

Presidenti Ilir Meta ka reaguar këtë të hënë, vetëm një ditë dorëzoi mandatin.

Në një deklaratë për mediat, Meta tha se 25 korriku është një ditë e re plot shpresë, pasi do të sjellë nj referendum të munguar në vend.

Sakaq shtoi se sovraniteti në vend i takon popullit, ndaj dhe partia e LSI do të sjellë referendumin si një shpatë për tradhtarët.

“Nuk ka vetëm 24 por ka edhe 25 korrik. Një ditë e re, fillim i ri. Erdha sot këtu pasi kisha nostalgji, ja krenar që kam krijuar LSI.  Në vitin 2006 Shqipëria firmosi marrëveshjen e asocimit. Edi Rama mban peng vendin. Erdha këtu për të treguar që jam krenar për forcën politike që krijova, pasi i dha vendit stabilitet vendit. Ka bërë ccdo gjë LSI-ja për të përshpejtuar negociatat për anëtarësimin në BE. LSI u bë një shtojcë e pavetëdijshme e PD-së së Lulzim Bashës. Falënderoj të gjithë anëtarët për gjithë arritjet e pazakonshme. Nuk është më një forcë politike ajo që mund të ndryshojë gjërat në vend, por ka ardhur momenti për një transformim të vendit. Të nisë rrugën e tij dhe të triumfojë rreth referendumit, për të vendosur në kontroll këtë klasë politike. Referendumi i munguar do të jetë shpata e tradhtarëve. Unë jam këtu për të sjellë mesazhin e popullit të 2 marsit, për tu bashkuar të gjithë në fund. Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit”, tha ai.

“Na i hapën tani dhe shkarkuan kryenegociatorin pa nisur akoma negociatat. Duke treguar se e urrejnë zgjedhjet, urrejnë meritokracinë, pluralizmin politik, median e lirë dhe të pavarur. Jam krenar për atë forcë politike. I dha vendin stabilitet, dhe jo vetëm kaq por edhe liberalizimin e vizave, por edhe që ka meritat për marrjen e statusit kandidat, por edhe rekomandim për çeljen e negociatave. Ne shkarkuam kryenegociatorin pa nisur ende negociatat. Edi Rama mban peng integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, tha Meta.
Gjatë kohës që Meta ka qenë në LSI ka deklaruar se ka qenë mbi palët, pra asnjanës.

Por koha e tregoi se synimi i Metës ishte dhe do të mbetet LSI-ia.

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *