21-vjeçarja humbi jetën pasi ra nga ballkoni i hotelit në Ibiza, shoqet: E ka vrarë i fejuari

Ka akoma shumë pika të paqarta për sa i përket tragjedisë, e cila ndodhi natën e të enjtes në Ibiza, ku një vajzë 21-vjeçare italiane ra nga ballkoni i një hoteli bashkë me të dashurin e saj. Mendohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti midis të dashurve dhe se vajza mund të jetë vrarë nga partneri saj 26 vjeç, i cili më pas është vetëvrarë duke kërcyer nga ballkoni menjëherë pas krimit.

Miqtë e Elenës duket se nuk kanë dyshime që ajo është vrarë nga i dashuri i saj, pasi e përjashtojnë faktin që 21-vjeçarja mund të kishte bërë një gjest ekstrem të tillë, duke u hedhur nga ballkoni i Hotel Torre del Mar. Ata janë të bindur se i dashuri i saj e shtyu atë ose, mikesha e tyre ra në përpjekje për t’i shpëtuar një sulmi. “Nuk i ka shkuar ndonjëherë në mend të vriste veten”- u shprehën shoqet e 21-vjeçares.

Hetuesit spanjollë mendojnë gjithashtu se bëhet fjalë për vrasje. Elena, vajza e një sipërmarrësi italian dhe e një mësuese universiteti spanjolle, mund të jetë vrarë nga shoqëruesi i saj 26-vjeçar, një djalë i ri me një pasaportë të dyfishtë marokene dhe spanjolle, i cili mendohet të ketë kryer vetëvrasje menjëherë pas krimit. Sidoqoftë, për momentin, policia spanjolle nuk e ka përjashtuar ende hipotezën e një vetëvrasjeje të dyfishtë.

/Burimi Blastingnews: përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *