21 vite nga sulmi terrorist në SHBA, Berisha: Osama bin Laden mori dënimin e merituar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përkujtuar 21-vjetorin e sulmit terrorist që tronditi SHBA-të, ku u goditën kullat binjake.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Berisha thekson se Osama bin Laden dhe përkrahësit e tij menduan se mund të mposhtin SHBA-në, si ‘Kështjellë e Lirisë së Botës’. Por, sipas tij ata morën ndëshkimin e merituar asgjësues.

“Sot, 21 vjetori i sulmit terrorist që tronditi SHBA-në dhe botën!

Të dashur miq, më 11 shtator të vitit 2001, grupi terrorist i al-Qaeda, i drejtuar nga Osama bin Laden, ndërmorën sulmin më të egër terrorist ndaj Shteteve të Bashkuar në territorin e tyre, në të cilin u vranë 2900 qytetarë Amerikanë të pafajshëm.

Me sulmin e tyre barbar të 11 shtatorit 2001, Osama bin Laden dhe lejntnantet e tij menduan se mund të mposhtin SHBA-në si “Kështjellë e Lirisë” së botës. Por ata morën nga forca e këtij vendi ndëshkimin e merituar asgjësues. Duke shprehur nderimin dhe ngushëllimet për viktimat e 11 shtatorit, familjeve të tyre dhe autoriteteve të SHBA-ve uroj që mesazhi i tyre për fytyrën e vërtetë dhe rrezikun e terrorizmit ndërkombëtar për paqen të mbahet mend nga vendet e lira gjithmonë”, shkruan Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *