20 milionë euro shtesë për rrugën e Arbërit, punimet do vazhdojnë deri në fund të gushtit

20 milionë euro shtesë do të duhen për ndërtimin e ri të Murrizit, në kontratën e rrugës së Arbrit, ku kjo e fundit kap vlerën prej 40 miliardë lekësh.

Sipas rrjetit “Investigativ Network Albania”, problemet e krijuara në tunelin e ri do të shtyhen deri në fund të gushtit, edhe pse në kontratë parashikohej deri në fund të muajit mars.

Sakaq, referuar rrjetit “Investigativ Network Albania”, kostoja e ndërtimit të tunelit të ri kap vlerën 145 milionë euro, 10 milionë euro më shumë se alternativa e parë.Kjo faturë, po ashtu pretendohet të paguhet nga buxheti i shtetit, duke e çuar vlerën totale të shpenzimeve për defektet në tunelin e Murrizit në 20 milionë euro.

Gjatësia e projektit të ri të tunelit zgjat me 500 metëra gjatësinë e tij, nga 3.3 kilometëra, prej variantit të parë, duke e çuar në 3.8 kilometëra në të dytin.

Ndërkohë, sipas të dhënave zyrtare tuneli do të përbëhet nga dy tuba, ku një prej tyre do të shërbejë për emergjencat, dhe tjetëra si tunel shërbumi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *