2 viktima nga COVID në Shqipëri/ MSH bën bilancin: 335 raste të reja, 110 të shtruar

2 viktima janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë; një qytetar nga Kamza 69 vjeç, një qytetar nga Tirana 86 vjeç. Ndërkohë që nga 2,487 testime që janë kryer, kanë rezultuar pozitivë me COVID 19, 335 qytetarë, ndërsa janë shëruar 115 të tjerë. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 110 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

NJOFTIMI I PLOTË:

Janë kryer 2,487 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID 19, 335 qytetarë, në këto bashki: 182 në Tiranë, 24 në Durrës, 15 në Sarandë, 14 në Kuçovë, 12 në Lezhë, 10 në Fier, Lushnje, Berat, 9 në Shkodër, 6 në Vlorë, 4 në Rroskovec, Himarë, 3 në Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Pogradec, 2 në Dibër, Këlcyrë, Gramsh, 1 në Vau i Dejës, Kukës, Has, Vorë, Rrogozhinë, Divjakë, Mallakastër, Delvinë, Dropull, Memaliaj, Librazhd. Janë 6,601 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 110 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Kamza 69 vjeç, një qytetar nga Tirana 86 vjeç. Janë shëruar 115 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,397 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (03 Janar 2022)
Raste të reja ditore 335
Të shëruar në 24 orë 115
Të shtruar në spitale 110
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2,487

Testime totale 1,489,836
Raste pozitive 211,220
Raste të shëruara 201,397
Raste Aktive 6,601
Humbje jete 3,222

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3098
Fier 657
Durrës 616
Shkodër 440
Elbasan 406
Vlorë 394
Berat 269
Lezhë 200
Gjirokastër 198
Korçë 151
Dibër 103
Kukës 69

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *