176 fëmijë shqiptarë të zhdukur në Britani, avokati: Asnjë prind s’ka bërë denoncim, autoritetet s’lëvizin gishtin

176 fëmijë shqiptarë janë zhdukur pa gjurmë, por asnjë nga orindërit shqiptarë nuk ka ngritur asnjë denoncim dhe askush s’po kërkon për ta.

Avokati Naim Hasani tha për FaxNews se deri më tani, asnjë prind shqiptar nuk ka bërë një denoncim për zhdukjen e fëmijëve, ndaj dhe autoritetet britanike, janë kaq të qeta. Prindërit shqiptarë, sipas avokatit, nuk i kanë kërkuar as shtetit shqiptar të ndërhyjë për të gejtur të miturit e zhdukur.

“Nëse një fëmijë britanik humb në kushte të tilla e gjithë Britania do ndalonte deri sa të gjente atë fëmijë, ndërsa humbja e një fëmije azilkërkues nuk ka të njëjtën rëndësi. Kjo ka qenë dhe arsyeja e debatit të fortë në Parlamentin Britanik. Për sa i përket familjeve nga Shqipëria nuk ka pasur asnjë denoncim prej tyre për fëmijët e humbur. Dyshohet se këto shifra vijnë nga numri i të miturve që vijnë me gomone nga Franca nëpërmjet kanalit të La Manshit për të hyrë ilegalisht në Britani.Duhet të dinë të gjithë ata që vijnë ilegalisht do të kapen herët a vonë. Çdo person shqiptar është i identifikuar dhe do të gjendet”, tha avokati Hasani.

Ministria britanike e emigracionit ka njoftuar se me shumë se 4600 fëmijë të pashoqëruar janë akomoduar në hotele që prej korrikut të vitit 2021. 440 prej tyre janë shpallur të zhdukur, ndërsa ende nuk është zbuluar fati i 200 fëmijëve, mes të cilëve 176 janë shqiptarë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *