​16 vjet nga shpërthimi i Gërdecit ku humbën jetën 26 persona!

Sot 16 vjet më parë ndodhi tragjedia e Gërdecit, ku mbetën të vdekur 26 persona dhe 300 të tjerë u plagosën, pas shpërthimit që tronditi fshatin në periferi të Tiranës. Qindra shtëpi u dëmtuan nga shpërthimi tronditës në fshatin në periferi të Tiranës.

Ky shpërthim erdhi nga punishtja e demotimit të armëve ku gjykata dënoi me 18 vjet burgim  ish-përgjegjësin e fabrikës së armëve dhe ish-drejtorin e MEICO, Ylli Pinari. Ndërkaq me nga 10 vjet burg u dënuar edhe administratori i fabrikës Alba-Demil e Mihal Delijorgji. Tragjedia u shoqërua edhe me ngjarje të tjera politike. Ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, do të jepte dorëheqjen pak ditë mbas tragjedisë. Ai nuk pranoi se kishte përgjegjësi për shpërthimin ose ndonjë lidhje korruptive në tregtinë e armëve dhe u shpreh se dorëheqja nga posti ministror ishte një përgjegjësi morale.
Ngjarja rrëmbeu të gjitha televizionet vendore, por edhe ekranet e shumë kanaleve të huaja.
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *