14 maji/ Publikohet fleta e votimit për kryeqytetin

Komisioni Qendror i Zgjedhor ka publikuar fletën e votimit se si do të renditen kandidatët që garojnë për drejtimin e bashkisë së Tiranës.

Pas shortit të hedhur më herët në ambientet e KQZ, goglat vendosën që i pari në fletën e votimit të renditet Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë.

I dytë në listë është Marko Dajti i Frontit të Majtës, ndërkohë që e treta në fletën e votimit do të jetë Lajla Përnaska.

Goglat caktuan kreun aktual të bashkisë Erion Veliaj të renditet i katërti, ndërkohë që pas tij vjen Belind Këlliçi dhe Roland Bejko.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *