14 maji/ Nuk pranoi emrin e Sali Berishës si kryetar, KAS shkel Kodin Zgjedhor

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka shkelur Kodin Zgjedhor, duke marrë vendimin që në fletën e votimit të mos pranohet si kryetar emri i Sali Beishës dhe të emërohet Ilir Meta. Bazuar në nenin 65 të Kodit Zgjedhor në asnjë pikë nuk flitet për kryetarin e Koalicionit. Në asnjë pikë nuk përjashtohet mundësia që kryetari i Koalicionit të përcaktohet nga vetë koalicioni. Ky rast i paprecendentë në historinë e zgjedhjeve pluraliste në Shqipëri, qartësisht është i pabazuar në ligj dhe prish barazinë e garës zgjedhore. Në pikën 3 të nenit 65, qartësisht thuhet se marrëdhëniet midis partive pjesëtare të koalicionit dhe detyrimet reciproke midis tyre rregullohen ne marrëveshjen e koalicionit. Ndërkohë që Koalicioni Bashkë Fitojmë i ka plotësuar të gjitha kërkesat, duke përfshirë partinë politike udhëheqëse, KAS, nuk pranoi dje emrin e Sali Berishës si kryetar, pavarësissht se kodi ia njeh koalicionit të drejtën për ta përcaktuar me marrëveshje të brendshme.

Neni 65

Regjistrimi i koalicioneve zgjedhore (ndryshuar me ligjin nr. 74/2012, datë 19.7.2012, shtuar pika 3 me ligjin nr. 118/2020, datë 5.10.2020) 1. Dy ose më shumë parti politike të regjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ, sipas nenit 64 të këtij Kodi, mund të regjistrohen në KQZ si koalicion zgjedhor në shkallë vendi jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve. 2. Partia politike pjesëmarrëse në një koalicion nuk mund të marrë pjesë në një koalicion tjetër dhe as të paraqesë kandidatë apo listë shumemërore kandidatësh jashtë koalicionit ku ajo bën pjesë. 3. Në momentin e regjistrimit, koalicioni duhet të deklarojë partinë politike udhëheqëse të koalicionit. Për nevojat e zbatimit të këtij ligji, të gjitha të drejtat dhe detyrimet që ky ligj përcakton për subjektet zgjedhore përmbushen nga partia udhëheqëse e koalicionit. Marrëdhëniet midis partive pjesëtare të koalicionit dhe detyrimet reciproke midis tyre rregullohen në marrëveshjen e koalicionit, e cila është pjesë e dokumentacionit që depozitohet nga koalicioni në KQZ.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *