1 Qershori, fëmijët vizitojnë Bazën Ajrore të Farkës

Me rastin e festës së 1 qershorit, fëmijë të moshave të ndryshme vizituan bazën ajrore të Frocave të Armatosura në Farkë.

Të vegjëlve iu dha mundësia të shohin bazën ajrore, të prekin mjete e pajisje, të cilat përdoren në raste emergjencash dhe jo vetëm, të takojnë pilotët apo të zhvillojnë edhe fluturime të shkurtra me helikopterë.

Ky aktivitet, përveçse është një mënyrë për të kënaqur fëmijët në ditën e tyre të festës, është edhe një mundësi promovimi për Forcat e Armatosura, për të frymëzuar brezin e ardhshëm të orientohen drejt FA.

Aktivitete të tilla kanë si qëllim edhe promovimin e aviacionit dhe të nxjerrin në pah profesionalizmin e personelit të FA.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *