Zyrtarisht trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho: Besoj se do të bëjmë një punë të mirë

Silvio Mendes de Kampos Zhunior, i njohur dhe si Silvinjo, u prezantua si trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, për të cilën do të firmosë një kontratë 18-mujore. Objektivi kryesor mbetet arritja në fazën finale të Europianit “Gjermani 2024”. Kjo do të jetë aventura e tretë për 48-vjeçarin në pankinën e një skuadre si trajner i parë, pas asaj të Lionit në vitin 2019 dhe Korinthiasit në vitin 2021.

“Mirëdita të gjithëve. Doja t’ju falënderoja që jeni këtu. Jam i kënaqur me stafin tim. Doja t’i thoja diçka Rejës. Ka shumë punë. Duhet të bëjmë disa zgjedhje të vështira. Faleminderit për punën që ka bërë. Për zemrën, për pasionin. Ne kemi dëshirë që të bëjmë mirë, që ta çojmë këtë Kombëtare në vendin e duhur. Për këtë arsye jemi këtu.

Kur takova presidentin këtë pashë te ai. Mendoj se dhe ai pa te ne urinë dhe dëshirën për rezultate pozitive. Për t’i dhënë këtij projekti vazhdimësinë. Shpeshherë dëgjoj dhe njerëzit të flasin për zgjedhjet që bën një trajner. Federata Shqiptare më bindi. Më bindi që të merrja përsipër këtë punë. Jemi të kënaqur dhe besoj se do të bëjmë një punë të mirë” – u shpreh tekniku brazilian.

I pranishëm në prezantimin e trajnerit të ri të kombëtares ishte edhe trajneri që sapo u largua Edy Reja. Në fjalën e tij të ‘lamtumirës’ Reja tha se ka bërë punë shumë të mirë dhe se një pjesë të zemrës po e lë në Shqipëri.

“Jam jashtëzakonisht i emocionuar në këto momente. Çdo rrugëtim e ka një fundit por si nga ana e rezultateve por edhe raportet njerëzore bashkëpunimi ka qenë shumë i mirë. Kam gjetur një skuadër që nuk kishte as krye dhe as fund. Pra kemi bërë një punë të jashtëzakonshme. Dua të falënderoj stafin dhe federatën. Po largohem por po lë mbrapa një pjesë të zemrës time. Unë largohem me kokën lart” – tha ai, duke i uruar suksese pasuesit të tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *