ZYRTARE/ Lajm i shkëlqyer nga Anglia, tifozët do rikthehen në stadiume

Një lajm i madh vjen për të gjithë tifozët pas më shumë se një viti, pasi do të rikthehen në stadiume në Angli. Një lajm i tillë qarkullonte prej kohësh në media, por nuk kishte diçka zyrtare.

Zyrtarizimin e ka dhënë Totenhemi ditën e sotme, teksa nëpërmjet faqes së klubit, bën me dije se tifozët do të rikthehen në shkallët e stadiumit në finalen e Carabao Kup, kupa e dytë për nga rëndësia në Angli. Stadiumi nuk do të mbushet totalisht, por vetëm 10 % e kapacitetit.

Klubi londinez ka njoftuar se për finalen me Mançester Sitin më 25 prill, e cila do të zhvillohet në “Wembley”, në stadium do të ketë të pranishëm edhe tifozë. Do të jenë 8 mijë tifozë për këtë ndeshje, pra vetëm 10% i stadiumit. Kjo do të jetë më shumë në formën e një testi, që në të ardhmen mund t’i hapë rrugën një numri më të madh tifozësh.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *