Zvicra deklaron se mban 8 miliardë dollarë asete ruse

8.3 miliardë dollarë rezerva dhe asete të Bankës Qendrore të Rusisë janë të depozituara në Zvicër. Publikimi i këtyre të dhënave pasoi një vendim të mëhershëm që detyron institucionet financiare të Zvicrës t’i raportojnë këto fonde, siç funksionon në Bashkimin Evropian.

Çdo transaksion në lidhje me menaxhimin e këtyre rezervave dhe aseteve është i ndaluar që nga 25 marsi i vitit të kaluar.

Përveç aseteve të Bankës Qendrore të Rusisë, Zvicra ka edhe asete të tjera ruse të ngrira në vlerë të rreth 7.5 miliardë frangave zvicerane. Këto u përkasin njerëzve, kompanive ose organizatave që janë nën sanksione ndërkombëtare për shkak të sulmit rus në Ukrainë, sulm ky që nisi në muajin shkurt të vitit 2022.

Përveç BE-së, shumë shtete të tjera, përfshirë SHBA-në, u kanë vendosur sanksione zyrtarëve të ndryshëm të Rusisë si dhe biznesmenëve të lidhur me Kremlinin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *