Zvicër/ Bien dekoret e Krishtlindjeve, lëndohen 6 persona në një qendër tregtare

Gjashtë blerës në një qendër tregtare në lindje të Zvicrës janë lënduar të shtunën, kur nga kulmi ranë dekorimet e Krishtlindjeve, ka njoftuar policia e këtij vendi.

Ata gjithashtu theksuan se kanë rënë edhe disa drita dhe dekorime tjera, që zakonisht përdoren gjatë festave të fundvitit. Incidenti ka ndodhur në një qytezë në kantonin Shvic, e siç raportojnë mediat lokale, i tërë objekti është evakuuar pas rënies së dritave dekoruese.

“Befasisht u dëgjua një krismë e madhe. Njerëzit ishin të shokuar”, tha një blerës për Blick Daily.

Mediat kanë publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku shihen autoambulancat. E sipas policisë të gjithë të lënduar janë dërguar në spitalin më të afërt për tretman.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *