‘Zoto në Shqipëri, Stela jashtë’/ Gazetari Hoxha zbulon bisedën: Çfarë bisedova me Nar Kokën, pasi iu arrestua vëllai…  

Artan Hoxha ka zbuluar bisedën me Nar Kokën, vëllanë e ish-ministrit Lefter Koka pas arrestimit të këtij të fundit ditën e sotme lidhur me inceneratorin e Elbasanit.

Nga studioja e emisionit “Log”, gazetari Hoxha bëri me dije se, nga kjo bisedë me Nar Kokën, ka mësuar se Lefter Kokës i kishte shkuar informacioni lidhur me arrestimin e tij 4 ditë më parë, por siç ka deklaruar vëllai i tij, ish-ministri në vend të arratisë kishte zgjedhur t’i nënshtrohej gjykimit.

“Një nga pronat e sekuestruara është kantina e pijeve Skënderbeu. Unë dua të jap vetëm 2 gjëra që më ranë në sy, së pari këto lloj arrestimesh kryhen me një skuadër të ngushtë të BKH me njësi të caktuara të policisë kryesisht janë njësi civile që marrin një objektiv dhe e mbajnë në vëzhgim para se të marrin vendimin e gjykatës.

Koka  u kap sot në mëngjes në një lokal. Ndërkohë Klodian Zoto nuk rezulton të ketë dalë nga Shqipëria, pra ai është në Shqipëri. Edhe fakti që policia s’e ka gjetur dot, por nga kërkimet e tjera rezulton se ai është në Shqipëri.

Vijmë te personi i 3 Stela Gugallja, e cila thuhet me sistemin TIMS se është brenda Shqipërisë, por nga informacionet që kam unë është jashtë.

Nëse u arrestua i pari Koka pse duhet të dilte kaq shpejt lajmi pa u arrestuar 2 të tjerët? Koka e plotësonte kushtin të ishte një peshk i rëndësishëm. Çfarë dua të them, a ka ndonjë rrjedhje informacioni që këta 2 të tjerët i morën masat dhe i 3 jo?

Nga që kam pasur me Nar Kokën, një personazh shumë kontravers, e kam pyetur në lidhje me arrestimin, sepse e kanë kapur në lokal, s’kanë vajtur për t’i bërë spektakël , i kanë thënë kemi këtë urdhër duhet të shkojmë në shtëpi, atje është bërë kontrolli i shtëpisë nja 2 orë.

E pyeta a keni pasur dijeni më parë? Nari më tha “na ka ardhur një informacion para 4 ditësh por bëmë kalkulimet dhe vëllai zgjodhi të bënte këtë që bëri të dorëzohej dhe të mos largohej por ti nënshtrohej gjykimit”,- tha Hoxha.

Lefter Koka u arrestua në mesditë me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, pas hetimeve që kreu për koncensionin e inceneratorit të Elbasanit. Ai u prangos në shtëpinë e tij në Durrës dhe më pas u transferua në Drejtorinë e Policisë në Tiranë, i pa prangosur.

SPAK ka ngritur ndaj ish-Ministrit Koka dhe dy administratorëve të kompanive fituese të koncensionit, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, të dy të shpallur në kërkim, akuzat e “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsionit” dhe “Pastrimit të parave”.

Arrestimi i ish-ministrit

Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar se arrestimi i ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka do të pasojë 2 të tjera. Hoxha tha se, kjo është një histori shumë e madhe, madje një nga 3 më të mëdhatë dhe nëse hetimet vijojnë, sipas tij SPAK mund të bëjë atë që s’e ka bërë deri më tani.

“Sot pasdite kam parë dhe një reagim të politikanëve të ndryshëm dhe forcave politike, për këtë garën se kush i kishte bërë denoncimet i pari. Unë mendoj që kjo histori sapo ka nisur dhe uroj të jetë kështu sepse është histori shumë e madhe, është një nga 3 historitë që ka SPAK që mund të bëjë atë që s’kemi bërë në 30 vjet nëse hetimi është i plotë. Pse tani? Pse në këtë moment?

Duket sikur javët e fundit audienca e Ramës në rrjete sociale ishte zhdukur fare dhe sot menjëherë u kthye në lojë fuqishëm sepse gjithçka po merrej me foltoren, me Berishën dhe duket sikur kjo është nga ato manovrat që bën vazhdimisht Rama e sposton vëmendjen aty ku do.

Kemi akuzuar Kim se anon nga ana e qeverisë dhe kjo duket sikur bën një baraspeshim, sepse Koka është personazh i rëndësishëm jo vetëm si ish ministër e deputet por edhe si person. Është biznesmen i fuqishëm, është sulmuar dhe më parë edhe pa u bërë ministër”,- tha Hoxha.

Koka u arrestua në mesditë në shtëpinë e tij në Durrës  me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, pas hetimeve që kreu për koncensionin e inceneratorit të Elbasanit.

SPAK ka ngritur ndaj ish-Ministrit Koka dhe dy administratorëve të kompanive fituese të koncensionit, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, të dy të shpallur në kërkim, akuzat e “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsionit” dhe “Pastrimit të parave”.

Arrestimi i Lefter Kokës “mesi i zinxhirit”

Arrestimin e Lefter Kokës në lidhje me skandalin e inceneratorëve, gazetari Artan Hoxha e ka cilësuar si jo kapjen e “demit nga brirët”. Hoxha tha se, nëse ai tregon shokët do të krijohet një problematikë shumë e madhe.

“Kam përshtypjen që në këtë rast nuk e kemi kapur akoma demin nga brirët. Nëse Koka tregon shokët krijon një problematikë shumë të madhe. Vëllai i tij kur është arrestuar nuk i ka treguar shokët. Koka tha se tani ka parë reagimet e politikanëve që janë shumë të gëzuar, por i kanë marrë masat.  Koka ishte propozim i LSI por ishte një qeveri që drejtohej nga Rama”,- deklaroi Hoxha.

Ai tha se, arrestimi i Kokës përbën një ngjarje të bujshme duke qenë se ai është aluduar se mund të shpallej non-grata. Hoxha theksoi se në rast se ky operacion do të kryhej para 25 Prillit, do të kishte ndikim në rezultatin e zgjedhjeve.

Inceneratori i Elbasanit është më i vogli në zullum. Zinxhiri nuk është kapur as në krye as në fund. Koka është dyshuar se mund të ishte edhe person non grata. Në këtë kuptim arrestimi i tij përbën një ngjarje të bujshme.

Ata që kanë firmosur, ai poshtë kryeministrit që është marrë duke lënë shenjë duhet të jetë përgjegjës. Detyra e SPAK është ta kapë demin prej brirësh. Uroj që ky të jetë vetëm fillim. Unë mendoj se i njëjti veprim që po të ishte bërë para zgjedhjeve mund të ndikonte në rezultatin e zgjedhjeve.

Koka nuk është “koka”. Ai është përgjegjës vetëm për kokën e vet. Kur u kuptua që ishte para e madhe filluan kompanitë offshore. Kjo histori është vetëm në fillim. Ky është vetëm hapi i parë i asaj që ka bërë SPAK. Nëse kjo histori nuk shkon atje ku duhet të shkojë duhet gjetur kush është fuqia e madhe që e vë në rresht shtetin”,- tha Artan Hoxha.

/Burimi: Abcnews.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *