“Zoti Spaho mos e shkrep”, Balla zbulon skenarin që do të ndodhte në Kuvend: Një deputete e PD-së…

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se në seancën e fundit plenare, një deputete e opozitës solli brenda parlamentit një flakadan. Duke mos përmendur identitetin e saj, Balla tha se veprimi i saj ishte i paligjshëm. Balla shtoi se deputetja do ia jepte atë Spahos, e për ta parandaluar i kërkoi këtij të fundit që mos ta ndizte.

‘Në seancën e fundit ka pasur një përpjekje për ta përshkallëzuar dhunën në Kuvend.Një deputete duke përfituar nga fakti i të qenit zonjë ka futur në Kuvend një flakadan dhe pastaj atentatori do ishte zoti Spaho. Për fat të mirë duke qenë se dhe unë ju drejtova publikisht i thashë “zoti Spaho mos e shkrep flakadanin”. Shpresoj që akte të tilla dhune mos ndodhin në Kuvend.’– tha Balla.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *