Zjarret, Peleshi: Nuk ka pushime për kryebashkiakët

Nisur nga situatave e zjarreve që ka prekur vendin tonë, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka kërkuar që kryebashkiakët të jenë në krye të detyrës dhe se nuk ka pushime për ta gjatë periudhës së verës pasi sidomos në zonat e rrezikuara.

Peleshi tha se aktualisht kishte një vatër serioze zjarri në Krujë ku prej orësh ishin angazhuar 60 efektivë të Forcave të Armatosura për të shuar zjarret

Niko Peleshi: Po hymë në ditët e nxehta të verës edhe siç e paralajmëruar fatkeqësisht do të jetë një verë po aq e nxehtë sa e vitit të kaluar në mos me e nxehtë me temperatura të larta. Shfrytëzoj këtë mundësi për të ripërsëritur apelin në radhë të parë ndaj komuniteteve dhe njësive vendore të cilat janë edhe përgjegjëse për të ruajtur dhe administruar territorin e tyre. Ka shumë rëndësi që të sinjalizojnë në kohë, bashkinë, shërbimin zjarrfikës sepse shpesh herë e kemi dhe nga eksperienca tani që aty ku bashkitë apo komunitetet vendore kryepleqtë janë më të vëmendshëm më bashkëpunues nuk kemi zjarre të mëdha sepse sinjalizohen në kohë, aty ku flenë gjumë natyrisht pastaj e dini sesi përfundon historia kur flakët marrin malin kërkohet helikopteri.

Për ta shëruar pak mentalitetin se duhet helikopteri për të fikur flakët ju bëj apel të gjithë kryetarëve të bashkive të jenë në krye të detyrës nuk ka pushime për kryetarët e bashkive sidomos ata që janë në bashkitë më të kërcënuara ska pushime as për Forcat e Armatosura as për ministrinë e Mbrojtjes. Kur shterojnë mundësitë e bashkive pa dyshim Forcat e Armatosura si gjithomë janë forca vendimtare. Ju përmendët 9 batra zjarri treccereku i tyre janë fikur me ndërhyrjet e bashkive dhe forcave tona. Për momentin kemi një vatër serioze në Krujë aty kanë shkuar 60 forca nga Forcat e Armatosura, po punohet për të vwnw një perimetër goxha të gjatë zjarri të krijuar nga era. Shpresojmë të vendoset nën kontroll.

Unë nuk dua t’ju referohem gjithmonë bashkive pasi duket sikur heq përgjegjësitë, duhet thënë e vërteta FA janë hallka e fundit nëse zjarrfikëset bashkia ju shterojnë mundësitë pastaj futen FA nuk mund të jetë kështu si jemi mësuar deri tani.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *